MENU
klinika

Përgjigjja epike!

Si do të vepronte Fjoralba nëse ‘ish-i’ do i shkruante një mesazh

16.12.2022 - 11:46

Fjoralba Ponari është një prezantuese shumë e dashur për publikun.Së fundmi, ajo ka realizuar një “Ask me a question” , ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.

Mirëpo dikush e ka pyetur Fjorin nëse do t’i shkruante ish i dashuri i saj ( në këtë rast ndjekësi) dhe do t’i shprehej se i mungon, çfarë mesazhi do t’i kthente ajo?

Menjëherë ajo shkroi: Do mësohesh!

Fjoralba Ponari dhe partneri i saj janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun.

Ndonëse e ruajnë me fanatizëm marrëdhënien e tyre, moderatorja nuk ka hezituar shpeshherë ta shfaq në rrjetet e saj sociale.

Dyshja prej kohësh bashkëjetojnë dhe kanë një raport të konsoliduar me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar edhe diskutimet mbi martesën.

Teksa Fjoralba është shprehur se kjo është në planet e tyre të afërta, mesa duket çifti po mendon të hedh hapa më të mëdhenj në marrëdhenien e tyre.

Një foto e Ponarit në Instastory me heret ka ngjallur dyshime se dyshja po mendojnë të bëhen prindër së shpejti.

Teksa partneri i saj mban një fëmije në krah, Fjoralba krahas imazhit shkruan:

“Foto si kjo mund të bëhen shkak vendimesh të rëndësishme.”

Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur Fjoralbën nëse ka plane për fëmijë.

“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!”– shkruante Fjoralba.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja ju përgjigjet ndjekësve

A ndihet në siklet Franci për famën e Fjoralbës?

"U paraqita ditën e fundit të audicioneve"

Arsyeja pse Fjoralba është sot në Portokalli është ky person

Ja si e kanë veshur vajzat e famshme shqiptare

“Body” kthehet në modë!