Altin Dumani, mori këtë të hënë, 19 dhjetor stafetën nga Arben Kraja për të drejtuar në 3 vitet e ardhshme Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Në fjalën e tij, Dumani paralajmëroi se SPAK “do kalojë tashmë në një fazë tjetër e që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të cdo niveli si dhe krimit të organizuar”.
Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani: Falenderoj kolegët për garimin dinjitoz e i vlerësoj për vlerat. Falenderim për zotin Kraja, të gjithë e dimë sa e vështirë është të ndërtosh një shtëpi të re nga fillimi.
Sot, kemi një Prokurori funksionale me një bilanc poziitv dhe e gatshme për tu opërballur me sfidat që vijnë.
Këto 3 vite kanë qenë të vështira, secili prej nesh ka pasur kontributet e tij, u shpreh mirënjoheje për angazhimin e sakrificat.
Pas këtyre 3 viteve SPAK do kalojë tashmë në një fazë tjetër e që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të cdo niveli si dhe krimit të organizuar.
Kemi një prokurori në funksion të plotë. Jemi 17 prokurorë, kemi BKH funksionale dhe kemi fituar eksperiencë në 3 vite.
Inkurajoj e nxis secilin prej jush që të gjithë të demonstrojmë si një skuadër e vetme se jemi të aftë të procedojmë penalisht cdo shkelës ligji pavarësisht pozitës së tij, të mos harrojmë detyrën që të kemi një SPAK ku publiku të ketë besim.
Unë do jem në krahun tuaj për sfidat që na presin duke hetuar bashkë me ju e duke krijuarn kushtet të ushtroni funksionet të pandikuar nga askush por duke qenë bvesnik vetëm te ligji.
Marrëdhëniet mes SPAK e BKH do karakterizohen nga besimi reciprok.