Sarah Berisha ka qenë së fundmi e ftuar në “E diell”, ku gjatë rubrikës të prezantuar nga Beniada, foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale.
Një nga fëmijët e ka pyetur Sarën në lidhje me shoqërinë e saj me Beatrix Ramosaj.
“A nuk flet më me Trixën”, ishte pyetja e një prej fëmijëve në studio.
“Kush ka thënë që unë jam zënë me Trixën? Trixa është shumë e mirë dhe patjetër që jemi shoqe. Nuk ka arsye pse mos të jemi shoqe”, tha Sarah
Por menjëherë Beniada i bën një pyetje dhe një sugjerim Sarës: “A futemi sërish në Big Brother dhe ne meqë fillon tani afër?”
Por si u përgjigj Sarah? “Jo, na lër të marrim veten nga Big Brother-i i parë”, tha blogerja.
Sarah Berisha dhe Dj PM janë mjaft të dashur dhe të komentuar. Së fundmi, Sarah ka bërë një “Ask me a question” dhe dikush e ka pyetur për marrëdhënien e saj të dashurisë me PM.
“A është e vështirë të mbash një lidhje në distancë”, ishte pyetja.
Por si u përgjigj Sarah? “Po patjetër që është e vështirë. Por nëse e do një person duhet të bësh pak sakrifica në fillim derisa të gjeni një vijë të mesme”, shkroi ajo.