Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus nga 563 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po merr trajtim mjekësor 1 pacient.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 16 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 202 raste aktive me COVID. Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 21 në Tiranë, 3 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Durrës, Divjakë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Kolonjë, Berat, Dimal.
Statistika ( 20 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 563
Testime totale 2,015,978
Raste pozitive 332,589
Raste të shëruara 328,792
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,595
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 158
Fier 8
Gjirokastër 8
Lezhë. 7
Vlorë 6
Durrës. 5
Berat. 5
Shkodër 3
Korçë. 2