Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur për herë të parë pa syze, që prej sulmit fizik ndaj tij në 6 dhjetor të këtij viti.
Berisha u dëmtua në pjesën poshtë syrit, nga grishti i 31-vjeçarit Gert Shehu, teksa po i bashkohej protestës së opozitës në 6 dhjetor, pranë bulevardit “Dëshmorët e kombit”.
Duket se ish-kryeministri është rikuperuar, teksa ka vendosur të heqë syzet model “Pilot” gajtë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Gert Shehu vijon të qëndrojë pas hekurave, ndërsa deklaratat e tij për motivet e sulmit mbeten kontradiktore. Opozita ka drejtuar gishtin nga Edi Rama dhe qeveria si “porositës” së sulmit ndaj Berishës ditën e Samitit të BE-së në Tiranë.