MENU
klinika

Aleanca organizim për protestë

Nisin punimet për Teatrin e ri Kombëtar

21.12.2022 - 11:58

Ditën e sotme pritet të nisin punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar një protestë.

Punimet do të nisin pikërisht, aty ku dy vite më para u shemb edhe godina e vjetër.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Nga ana tjetër, shoqëria civile, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e kundërshtojnë projektin e ri. Sipas tyre Teatri duhet të ngrihet aty ky ishte dhe ashtu siç ishte godina e vjetër.

Në këtë zonë ka prezencë të shtuar të forcave të policisë bashkiak, për të shmangur ndonjë incident me protestuesit.