MENU
klinika

"Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj..."

Plas sherri mes PD në Kuvend, Alibeaj dhe Noka “shpërthejnë” në ofendime

21.12.2022 - 17:26

Ka nisur me sherr seanca e sotme në Kuvend, ku përplasje ka pasur mes deputetëve të opozitës.

Debati nisi kur deputeti Flamur Noka ka kërkuar përgjigje për nxjerrjen e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Kështu ka nisur edhe përplasja e tij me Enkelejd Alibeaj, ku nuk kanë munguar edhe ofendimet, ku Alibeaj e ka quajtur Nokën “legen”.

Noka: Pse më keni nxjerrë nga grupi parlamentar i PD. Më ktheni përgjigje, ndryshe nesër dorëzoj padinë.

Alibeaj: Je kokrra e legenit

Flamur Noka: Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj. Këtu, këtu. Do vij të ta tregoj ty edhe atij tjetrit.

Vijon debate me mikrofonat e fikur…