MENU
klinika

Kush do jetë kampioni?

Hakmarrje/ Creed, kundër djalit të Ivan Dragos!

05.12.2018 - 14:19

Të gjithë ne i kemi parë sëritë e filmit “Rocky”, Rocky Balboa, interpretuar nga legjenda e filmave aksion, Silvester Stalone. 

Tashmë Balboa është në pension, por pamë që në filmin “Creed”, me djalin e Apollo Creed, një nga kundërshtarët e Balboas, ai merr përsipër që të ndihmojë duke e stërvitur djalin e tij, Adonisin.

Pas sfidave të shumta me të cilat u përball Creed në filmin e parë, tashmë vjen si kampion i sapo kurorëzuar, përballë Viktor Dragos, të birit të Ivan Dragos. 

I ati i Adonisit, Apollo Creed, ndeshet me të atin e Viktorit, Ivan Dragon në filmin “Rocky IV”. E fillon buur ndeshjen, me elegancë, vrullshëm, me një të majtë frikësuese, por dorëzohet shumë shpejt para forcës së Ivan Dragos. Në raundin e dytë bie ‘Knock out’.

Tani është Adonis përballë djalit të Ivanit, atij që i mposhti të atin, i cili kërkon të marrë hak. Në filmin e parë Michael B. Jordan në krah të të madhit Silvester Stalone, e interpretoi në mënyrë të shkëlqyer rolin e Adonisit.

Një djalë në fillim jo i qendrueshëm, por me një dëshirë, pasion dhe vullnet për boksin. Tani, presim të shohim se si do të rrjedhë ngjarja, në filmin “Creed 2”, që do të shfaqet në të gjitha kinematë e Tiranës, duke filluar që nesër, datë 6 dhjetor 2018.

Mos e humbisni, historia vazhdon, kush do të jetë kampioni…?

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit