MENU
klinika

Dashuria s’mjafton!

Pas shprehjes ‘thuaj jam mbret’, Drilon Hoxha “godet” përsëri

21.11.2018 - 09:47

Pas prodhimit dhe suksesit të filmit “Drejt fundit”, ku u bë i famshëm me shprehjen ‘thuaj që jam mbret’, gjatë një skene erotike me një femër, del tashmë produkti “Dashuria S’mjafton”, një film me regji e skenar të Drilon Hoxhës, fotografi të Dashnor Asllanit, i sjellë si një film aksion i ndërthurur me dramën dhe intrigën.

Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengesë, e të duhet të bësh pakt me botën e krimit dhe shpesh të sakrifikosh shokët e familjen për ambicien.

E vetmja vlerë qe i ka mbetur qenies njerëzore po venitet me kalimin e kohës e po zëvendësohet nga inatet e hakmarrja. Filmi ilustron një të ri i cili rifiton lirinë, por nuk i ndahet asaj rruge i komanduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep keshilla dhe komandon nga burgu.

Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes. Një film që na bën të dashurojmë më shumë njerëzit, botën, natyrën e të respektojmë më shumë jetën.

Aktorë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare si Guljelm Radoja, Bruno Shllaku, Çun Lajçi, Drilon Hoxha, Ardian Ramushi, i japin filmit një imazh të fuqishëm artistik si dhe një potencë të ngjarjeve të cilat janë trajtuar me delikatesë.

Në bazë të trajlerit shohim një energji të këndshme filmike ku për shikuesit shqiptarë dhe ndërkombëtar, këto skena do të mbesin gjatë ne mendje. Filmi do të shfaqet në të gjitha kinematë e Tiranës, duke filluar që nga data 22 nëntor 2018.

Kohëzgjatja e filmit do të jetë 120 minuta, kështu që përgatituni!

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit