MENU
klinika

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit

‘Unaza e Re’/ Deri tani janë shembur 18 objekte pa leje

05.12.2018 - 13:06

Prej disa ditësh, në segmentin nga “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotullimi i Doganës, që do të preket nga projekti i “Unazës së madhe”, janë prishur 18 ndërtime pa leje.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës, vijoi edhe mëngjesin e kësaj të mërkure me prishjen e dy objekteve të ndërtuara pa leje në gjurmën e unazës.

Ashtu si dhe në shumicën e rasteve të mëparshme, edhe ndërtuesit e këtyre objekteve pa leje, që funksiononin për biznes, kanë bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës, duke larguar vet së pari të gjitha pajisjet elektroshtëpiake, ndërsa i kanë hapur rrugë më pas makinerive të IMT-së të bëjnë shembjen e ndërtimeve.

Ndërkohë ngjitur me këto ndërtesa, edhe disa objekte të tjera kanë bërë boshatisjen e ambienteve dhe pritet të prishën në orët në vazhdim.

Për të gjithë individët apo familjet që zotërojnë ndërtime pa leje në gjurmën e “Unazës së re”, Bashkia e Tiranës ka ofruar si mundësi zgjidhjeje banesat sociale pa afat perdorimi, ose bonus qiraje për 3 vite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës