MENU
klinika

"Version i shëmtuar, s’keni marrë as leje"

Elsa Lila dhe Capital T revoltojnë kompozitorin e “Pyes Lotin”

23.12.2022 - 12:07

Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Ai shkruan se kënga është rikënduar pa lejen e tij si autor dhe kompozitor i saj dhe sipas tij ky është një version i shëmtuar i këngës së tij.

Reagimi i plotë:
MOS MA BËNI PIS KËNGËN !

Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikës sime të indinjuar në lidhje të një varianti të këngës “Pyes Lotin” që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSH-së, duke qenë se s’kam patur mundësi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube këngën, më bënë përshtypje (indinjuan) dy gjëra : e para nuk e di kush ka marrë guximin e ka pasur kurajon të ma bej “pis” këngën time, mirë që nuk kane aftësinë profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit .

së dyti :Ti (kushdo)mund të rikëndosh një këngë, por nuk ke asnjë të drejte të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Me lini t’ja u them troç edhe një herë Lilës edhe Capitalit, modeli i këngës qe ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një kënge aq te bukur si kënga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga çdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat