MENU
klinika

VIDEO

Megi nuk do e harrojë kurrë “Dancing With The Stars”

23.12.2022 - 12:16

“Dancing With the Stars” ka marrë një vëmendje të jashtëzakoshme së fundmi. Një ndër konkurrentet më të komentuara të kompeticionit të kërcimit është pikërisht Megi Pojani.

Së fundmi, ajo ka vendosur që së bashku me balerinin, Jurgen Balën, të bëjnë tatuazh numrin e trye të votimit në DWTS, pikërisht numrin “10”.

Si ju duket ideja e tyre?

Konkurrentja e “Dancing With the Stars”, Megi Pojani, ishte e ftuar së fundmi në një intervistë së bashku me balerinin e saj shoqërues në program, Jurgen Balën.

Dyshja zbuluan më shumë rreth raportit që kanë ndërtuar dhe eksperiencës së tyre në spektaklin e kërcimit. Duke folur për eksperiencën e saj në “DWTS”, Megi u shpreh se është një “lodhje e bukur.”

“Është lodhje shumë e bukur sepse unë e shijoj, më pëlqen. Është e bukur si eksperiencë, në aspektin personal më ndihmon të jem më e shëndetshme, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Shumë sfiduese”- u shpreh Megi.

Sa i përket raportit me partnerin e saj në kërcim, Jurgenin, Megi u shpreh se “është mirënjohëse që e ka njohur.”

“Jam mirënjohëse që e kam njohur Jurgenin. Nuk jam personi që të krijoj shoqëri në ambjente pune, jam shumë profesionale. Unë jam shumë selektive e njerëzit që shoqërohem, por Jurgeni ‘ma ka vjedhur zemrën’. Kur më thanë në fillim që do kërcej me Jurgen Bala, mendova ‘mos do më hapë problem ky mua, mos flet më shumë seç duhet’. Nuk po kërkoja protagonizmin, por doja të dija që ai përshtatej me natyrën time”- tregoi Megi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy projektet që vijnë më shpejt sesa mendoni...

Është koha e serialeve humoristike