MENU
klinika

I shprehin dashurinë njëri-tjetrit

Cindy Marina shfaqet për herë të parë publikisht me Genar Topallin

27.12.2022 - 10:56

Cindy Marina është shfaqur mbrëmjen e sotme, në finalen e “Dance Albania”, për herë të parë para publikut dhe në skenë me partnerin e saj, Genar Topallin. Si pjesë e performancës surprizë që ajo kishte pregatitur për këtë spektakël, Ciny dhe Genari kërcyen nën ritmet e këngës së tyre të preferuar, “Thinking Out Loud”, ndërsa momenti u bë më i bukur kur çifti i tha njëri-tjetrit publikusht “Të Dua”.

E ndërsa Cindy-n e kemi dëgjuar disa herë të flasë për historinë e tyre të dashurisë, Genarin mbrëmjen e sotme foli pak për eksperiencën e partneres së tij në formatin e kërcimit:

“Faleminderit për ftesën, unë kam ardhur për të mbështetur Cindyn, nuk e kisha menduar që do të vija, por kam ardhur për ta mbështetur pasi sfidë pas sfide është përmirësuar dhe ka treguar seriozitet dhe besoj që meriton fitoren sonte.

Vërejtje konstruktive i kam bërë disa, por besoj Dioni (balerini) ka qenë ai që i ka bërë në mënyrë teknike më të mira, kështu që nuk i kam ndërhyrë. Për Dionin nuk kam asnjë vërejtje, ndoshta më vonë me mua do tí ketë punët… (qesh)”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkruajnë për moderatoren shqiptare

Cindy Marina pikaset nga mediet ruse