MENU
klinika

Pak momente para vrasjes

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, publikohen pamje të reja

27.12.2022 - 20:35

Kur kanë kaluar një javë nga vrasja e dy shqiptarëve në një lokal në Athinë, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja mediat greke kanë publikuar të tjera pamje, pak minuta pas ekzekutimit.

Pamjet tregojnë qartë se autori ka vepruar së bashku me një bashkëpunëtor, i cili e ka afruar afër lokalit ku ndodheshin dy shqiptarët.

Dy personat janë afruar në një distancë prej 200 metrash, më pas autori zbret nga motori dhe shkon në lokal, me një gjakftohtësi ka qëlluar mbi Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja.

Në video shihet gjithashtu se personi me motor e pret autorin dhe më pas largohen të dy në drejtim të paditur.

Sipas burimeve policore, efektivët e Departamentit të Vrasjeve kanë grumbulluar një sasi të madhe video-materiale dhe kanë rindërtuar skenën e arratisjhes e dy të shpallurve në kërkim.


Dyshimet e para për ekzekutimin e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja janë për larje hesapesh, ndërsa ditët e fundit mediat greke e lidhin vrasjen e tyre me ate te Edmond Papës pak ditë më parë në Tiranë.

Po ashtu mediat greke dyshojnë se vrasja eshte bere me udher nga burgu, dhe per kete permendin emrin e Klodian Lekocajt, një shqiptar i dënuar në Greqi. Ky i fundit mohon kategorikisht perfshirjen ne kete ngjarje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I njëjti autor ka vrarë dy të tjerë një vit më parë?

Detaje të reja nga ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi

"Bëhet fjalë për larje hesapesh…"

Ekzekutimi mafioz i dy shqiptarëve, reagon ministri grek