Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur fotografinë zyrtare të Samitit të 6 dhjetorit në Tiranë, si kartolinë për të uruar Vitin e Ri për të gjithë shqiptarët. Liderët e evropianë e ballkanikë në sfond, e para tyre të rinjtë që kërcejnë me fustanella.
“Gëzuar Vitin e Ri” shkruhet mbi kartolinë, në shqip dhe anglisht. Një mesazh dukshëm origjinal dhe i bërë me dorë, nga vetë Edi Rama. Sfondi i pasmë i saj është i gjithi i kuq, me stemën e shqiponjës dhe emrin e kryeministrit.
Samiti i 6 dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor ishte një ngjarje historike për Shqipërinë, pasi krerët më të lartë të vendeve evropiane u mblodhën në Tiranë dhe diskutuan bashkë me liderët rajonalë prespektivën e zgjedhimit. Kjo ishte po ashtu, hera e parë që liderët evropianë dilnin nga Brukseli.