MENU
klinika

“Më të mirët” në botë për turizëm

Këta fshtara turistikë duhet të jenë patjetër në listën tuaj!

29.12.2022 - 11:45

Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) ka përpiluar listën e dytë vjetore për fshatrat “më të mirë” në mbarë botën.

UNWTO është një agjenci e Kombeve të Bashkuara që fokusohet te turizmi i përgjegjshëm. 32 fshatra anembanë globit u përzgjodhën, nga 136 që u paraqitën nga 57 shtete anëtare të UNTWO.

Nisma “Fshatrat më të mirë të turizmit” është një program që synon të luftojë shpopullimin rural, të avancojë barazinë gjinore, inovacionin, infrastrukturën dhe investimet, duke zbatuar turizmin e qëndrueshëm dhe duke reduktuar emetimet dhe mbetjet.

Lista:

• Zell am See, Austri
• Wagrain, Austri
• Puqueldón, Kili
• Dazhai, Kinë
• Jingzhu, Kinë
• Choachi, Kolumbi
• Aguarico, Ekuador
• Angochagua, Ekuador
• Choke Mountains Ecovillage, Etiopi
• Mestia, Gjeorgji
• Kfar Kama, Izrael
• Sauris Zahre, Itali
• Isola del Giglio, Itali
• Umm Kais, Jordani
• Creel, Meksikë
• El Fuerte, Meksikë
• Ksar Elkhorbat, Marok
• Moulay Bouzerktoune, Marok
• Lamas, Peru
• Raqchi, Peru
• Castelo Novo, Portugali
• Pyeongsa-ri, Koreja e Jugut
• Rasinari, Rumani
• Qyteti i Vjetër AlUla, Arabia Saudite
• Bohinj, Slloveni
• Rupit, Spanjë
• Alquézar, Spanjë
• Guadalupe, Spanjë
• Murten, Zvicër
• Andermatt, Zvicër
• Birgi, Turqi
• Thai Hai, Vietnam

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Finlanda deri në Zelandën e Re

15 vendet më të bukura ku mund të kaloni festat