MENU
klinika

'Pakoja e Madhe'

Rama zbulon sa do përfitojnë personat me aftësi të kufizuara

30.12.2022 - 13:19

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar shumën që do përfitojnë një kategori nga ‘Pakoja e Madhe’ që do shpërndajë qeveria për festat e fundvitit. Përmes një tjetër postimi të bërë në ‘Facebook’, Rama ka dhënë detaje për shumën që do përfitojnë personat me aftësi të kufizuara.

8000Lekë (të reja) do të jetë shuma që do të përfitojë çdo person me aftësi të kufizuar. Ndërkohë, që pak orë më parë, Rama bëri të ditur se pensionistët do të marrin 8000 lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.

POSTIMI:

8000Lekë (të reja) për çdo person me aftësi të kufizuar, do të lehtësojnë maksimalisht impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit, ku falë edhe subvencionimit masiv të çmimit të energjisë që do të vazhdojë përgjatë vitit 2023, mburoja financiare e qeverisë për familjet shqiptare e bën shumë më të përballueshëm këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN