31.12.2022 - 16:21
Në prag të ndërrimit të vitit qytetarët ankohen për çmime të larta, ndërkohë që gjeli i detit duket se do të mungojë në shumë tavolina.
Problematika të mëdha janë konstatuar dhe në qytetin e Fierit. Sot gjeli i detit ofrohet në treg me 1800 lekë për kilogramë, ndërkohë që pula e detit shitet me 1600 lekë kg.
Blerësit pohojnë se fenomeni i rritjes së çmimeve gjithmonë ka qenë prezent në prag të festave, por kjo rritje sipas tyre është abuzive.
Nga ana tjetër tregtarët shprehen se kjo rritje çmimi është e detyruar, pasi ata kanë shpenzuar për rritjen e tyre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Festat e fundvitit
Çmimi i gjelit të detit shtrenjtohet sërish
Panairi i gjelit të detit
Ankohen fermerët në Fier: Bien shitjet
Qytetarët: Kemi blerë më pak se vitin e shkuar
Blerjet e fundvitit, a e frenoi inflacioni konsumin?
Dietologia ka zgjidhjen