MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të konsiderohet urthi një problem serioz shëndetësor?

05.01.2023 - 11:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të konsiderohet urthi një problem serioz shëndetësor?

Mjeku: Është problematikë. Duhet theksuar që urthi mund të shkaktojë edhe probleme pulmonare. Shpesh lëngjet e kthyera shkojnë në mushkëri. Mund të agravojë astma, mund të shkaktojë kollë.

Ne na vijnë shumë pacientë nga alergologët për të bërë diagnozë diferenciale. Për të parë nëse pacienti ka kollë nga astma apo nga refluksi. Urthi nuk është gjithmonë diçka e thjeshtë e joshqetësuese.

Nëse nuk arrin të trajtohet, ai mund të shkaktojë dëmtime të ezofagut në forma të inflamacionit të tij, ulcerave apo dëmtimit të indit ezofageal, komplikacione të frymëmarrjes, laringjite, sindromin e Barretit e deri në rrezik për shfaqje të kancerit të ezofagut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN