MENU
klinika

Dasmë në horizont?

Eros Grezda dhe Ajsel Abazi zyrtarizojnë lidhjen e tyre!

06.01.2023 - 09:52

Eros Grezda dashur padashur shpesh e gjen veten në qendër të mediave rozë dhe jo të atyre sportive, për shkak të historive të dashurisë të kaluara, por edhe asaj aktuale. Prej disa kohësh futbollisti është në një marrëdhënie me Ajsel Abazin, e njohur në rrjetet sociale për lidhjen e saj familjare me aktoren Amelda Abazi, e duket se kjo romancë e tyre ka shkuar në një tjetër nivel. Po, e kemi fjalën për një fejesë.

Në fakt dyshimet për këtë nisën kur futbollisti, urimin e Vitit të Ri bashkë me partneren, e bëri në emër të zotit dhe zonjës Grezda. Që mund të nënkuptonte edhe zyrtarizimin e marrëdhënies së tyre. Ndërsa së fundmi ka qenë vetë Ajsel e cila në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ka treguar unazën që mban në gishtin e fejesës.

Kështu, e pyetur se “Sa kohë ka në lidhje”, ajo u përgjigjë: “Mjafuteshëm sa për këtë”, duke treguar unazën dhe duke konfirmuar se ka pasur një propozim nga futbollisti dhe së shpejti mund të kemi edhe dasëm.

Dasëm në horizont? Eros Grezda dhe Ajsel Abazi zyrtarizojnë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një romancë brenda familjes së Almeda Abazit

Tolgahan quajti “vëlla” futbollistin shqiptar