MENU
klinika

Çfarë po i ndalohet këtë herë modeles?

Arabia Saudite do të jetë një “ferr” për Georgina-n!

08.01.2023 - 12:37

Epo ajo fytyra e vrenjtur e Georgina Rodriguez teksa Cristiano Ronaldo u prezantua si lojtar i skuadrës arabe Al Nassr, nuk ishte kot. Si duket modelja e paska ditur që ky vendim do të sillte shumë probleme në mënyrën e saj të jetesës.

Pasi Arabia Saudite “bëri një sy qorr” dhe do ta lejojë futbollistin dhe partneren e tij të jetojnë bashkë ndonëse nuk janë të martuar, ligjet e ashpra të vendit saudit prekin sërish Georginën.

Këtë herë bëhet fjalë për stilin e saj të veshjes. Jemi mësuar ta shohim modelen argjentinase të shkëqejë me veshjet e saj firmato, ku nuk harron të zbulojë edhe hiret e saj herë pas here.

Mirëpo ligjet e Arabisë Saudite do ia vështirësojnë pak punën Gio-s në këtë aspekt. Tani thuhet se Rodriguez do të duhet të ndryshojë mënyrën se si vishet në publik, ku veshja e saj do të duhet të jetë në përputhje me Statutin e Dekorimit Publik.

Më herët u përfol se Cristiano dhe Georgina nuk i kishin punët mirë me njëri-tjetrin. Shkak thuhet se u bë një video që u postua ditë më parë, ku modelja surprizoi partnerin e saj me një dhuratë, pikërisht një makinë “Rolls Royce”.

Thuhet se nuk u bë shkak dhurata, por kimia mes tyre që dukej e “shuar”. Disa raportime bënë me dije se ata janë bashkë vetëm për nevojat e kompanive reklamuese.

“Sa herë ftohtësia mes të dyve del gjithnjë e më shumë, për shembull në videon e fundit që kanë publikuar… Në Amerikën Latine thuhet se çifti mund të jetë ende bashkë për famë, sepse lidhja e tyre u sjell kontrata të mëdha reklamash. dhe një jetë të rehatshme ”, theksoi Laura Roigé në emisionin Telecinco.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN