MENU
klinika

Lexo deri në fund

Ju dhembin veshkat? Kjo bimë është shëruese!

07.12.2018 - 10:45

Mështekna e bardhë është një pemë drunore tepër kurative, pasi asaj i përdoren të gjitha pjesët: druri, gjethet, lëvorja, lëngu dhe rrënjët.

Ka një lëkurë të bardhë dhe rritet deri në 40 m lartësi. Preferon më tepër zonat e thella të ahut dhe të drurëve halorë, por mund të kultivohet edhe si pemë dedorative, nëpër parqe e lulishte. Bima ka një trung të lartë ku renditen sythat në formë tjegullash.

Degët e reja janë plot me gjëndra rrëshinore. Aty vendosen edhe gjethet majë-gjata si në formën e rombit, ngjitëse kur janë të reja, me shumë dhëmbë të sharrëzuar.

Fruti i bimës është i imët dhe me formë vezake. Ai formohet pas pjalmimit të lulesave mashkullore me ato femërore. Lulet mashkullore të mështeknës rrinë të bashkuara tre e nga tre dhe çdo lulesë ka nga një kupë të imët dhe dy thekë të copëtuar.

Ndërsa lulet femërore janë të mëdha dhe pa kupë.

Gjethet duhet të mblidhen gjatë verës. Ato thahen në hije dhe në vende të ajrosura mirë, duke ruajtur kështu rezerva të mira në saponinë, vajra eterikë, flavonoide e materie të tjera mjekësore, të cilat njihen gjerësisht për kurimin e sëmundjeve të veshkave, posaçërisht kundër pezmatimit të tyre dhe qetësimit të fshikëzës dhe kanaleve urinare.

meshtekna
meshtekna

Sythat mblidhen më herët, në pranverë. Ata stimulojnë krijimin e lëngut tëmthor. Ndërsa lëngu kurativ i mështeknës këshillohet të mblidhet në shkurt-mars, duke u ruajtur në enë të pastra e të vulosura mirë.

Shpeshherë, shfrytëzohet edhe katrani i mështeknës i cili përftohet me distilimin e thatë të trrungut, rrënjës ose lëkurës së saj. Me përdorim të jashtëm, ai është i vlefshëm kundër parazitëve të zgjebes dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës.

Sëmundjet e veshkave

Merren 2-3 gr gjethe të thara dhe të thërrmuara të mështeknës dhe ziehen me 150 ml ujë. Ena vuloset dhe lihet të pushojë për 10-15 min. më pas kullohet dhe konsumohen gjatë ditës, deri në 3 gota, të ëmbëlsuara me një lugë kafeje mjaltë.

Kundër sëmundjeve reumatike

Për të kuruar shqetësimet e reumatizmës, merren 4-6 grushta me lëkurë mështekne të tharë dhe të thërmuar imët. Ato përvëlohen në 3-4 litra ujë, duke u lënë më pas rreth gjysmë ore, që të thartohen. Tretëira e përftuar kullohet, ngrohet në temperaturë të durueshme dhe në të zhyten pjesët e sëmura të trupit, 1-2 herë në ditë.

Lëngu i mështeknës ka gjetur përdorim efikas në mjekësinë popullore, edhe si pastrues efikas i gjakut apo kundër sëmundjeve të lëkurës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN