MENU
klinika

Ndikimi i jashtëzakonshëm

E thotë studimi, kjo vitaminë parandalon kancerin

09.01.2023 - 14:11

Marrja e suplementeve të vitaminës D gjatë muajve të ftohtë të dimrit është e domosdoshme. Nga mbajtja e kockave tuaja të shëndetshme deri tek rritja e sistemit tuaj imunitar, vitamina D luan një rol vendimtar në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Për më tepër, hulumtimet sugjerojnë se vitamina e diellit mund të parandalojë edhe kancerin.

Mungesa e vitaminës D do të thotë që rreziku për sëmundje të ndryshme, duke përfshirë disa lloje të kancerit, rritet më shumë. Por a mundet që rritja e niveleve të vitaminës D të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes vdekjeprurëse? Studiuesit e Harvardit filluan të hetojnë lidhjen midis kancerit dhe vitaminës D në një provë të rastësishme, të botuar në revistën ‘JAMA Network Open’.

Shërbimi shëndetësor sqaron se të rriturit kanë nevojë për 10 mikrogramë vitaminë D në ditë, që është e barabartë me 400 IU. Pjesëmarrësit në provë ishin të moshës 50 vjeç e lart dhe pa kancer në fillim të studimit. Pas ndjekjes së grupit për një mesatare prej 5.3 vjetësh, ekipi hulumtues zbuloi se suplementet reduktuan rrezikun e kancerit metastatik ose fatal me 17%. Periudha e dimrit është e njohur për viruse dhe ftohje të shumta, ndërsa imuniteti ynë është më i dobët.

Marrja e vitaminave është e domosdoshme për ta mbrojtur shëndetin dhe për të forcuar imunitetin. Një ndër ushqimet më të shëndetshme, ngrënia e të cilit rekomandohet në ditët e ftohta të dimrit, është lakra. Kjo perime përmban nivel të lartë vitaminash C dhe B si dhe antioksidantë të fuqishëm. Kur fermentohet, bëhet gjithashtu një burim i pasur probiotikësh. Lakra turshi gjithashtu është një burim i pasur probiotikësh, gjethet e saj janë të pasura me baktere probiotike, me origjinë bimore, laktobacilus plantarum.