Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Kirurgjisë Estetike (ISAPS), liposuksioni ka kaluar zmadhimin e gjoksit si forma më popullore e kirurgjisë estetike në botë, mes shqetësimeve në rritje për lidhjet e implanteve me kancerin.
Procedura e konturimit(liposuksioni), e cila heq yndyrën e tepërt nga trupi, përbënte 14.8% të operacioneve estetike të kryera në mbarë botën, ndërsa shifra ekuivalente për zmadhimin e gjoksit ra në pak më shumë se 13%.
Numri i përgjithshëm i procedurave kirurgjikale u rrit me mbi 33% midis 2017 dhe 2021, ndërsa procedurat jokirurgjikale (më e popullarizuara prej të cilave është Botox) u rritën me më shumë se 54% në të njëjtën periudhë.
Gjithashtu ndër procedurat më të njohura janë rinoplastika dhe abdominoplastika (ose operacionet e hundës dhe barkut). Blefaroplastika(kirurgjia e qepallave) ishte procedura e tretë më e zakonshme në botë në vitin 2021 dhe më e popullarizuara tek meshkujt.
Turqia, Kolumbia, Meksika dhe Tajlanda u identifikuan ndërkohë si destinacionet më të njohura për pacientët që udhëtojnë jashtë shtetit për trajtime kozmetike.