Ndërsa gjithnjë e më shumë kompanitë e mëdha të prodhimit të makinave ofrojnë modele bashkëkohore makinash elektrike, Tesla ka vendosur të ulë çmimet e automjeteve të saj na të gjithë botën.
Ulja e çmimit mund të jetë deri në 20% në disa raste dhe vjen pasi Elon Musk paralajmëroi për një recesion të afërt global dhe norma më të larta interesi.
Pra, ulja e çmimeve është e vetmja mënyrë për të mbështetur rritjen e fitimeve.
2022 ishte viti më i keq për aksionet e Tesla-s, kryesisht për shkak të të blerjes së Tëiterr-it nga Musk dhe rritjes së ngdaltë të kompanisë së tij në Kinë.
Rënia e çmimeve goditi fillimisht Azinë, më pas Europën, SHBA-në, Lindjen e Mesme dhe më pas Afrikën.
Ata që blenë së fundmi një Tesla, duke përfituar nga zbritjet e kompanisë, nuk kanë mirëpritur uljen e çmimit. Në fakt, në Kinë, klientët protestuan para qendrave të shpërndarjes Tesla, duke kërkuar dëmshpërblim.