Në një kohë kur ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu plotësoi atyre një prej pikave, shfuqizim të VKM për tarifat për provimet e mbartura, studentët protestues nuk e kanë pritur mirë këtë vendim.
Teksa ndodhen përballë Ministrisë së Arsimit ata pohuan se nuk do të ndalen në asnjë moment, deri në plotësimin e 4 kërkesave që i kanë parashtruar Nikollës.
Ndërkohë ata pohuan se ditën e nesërme do të vijojnë sërish me protestën, ndërsa në orën 8:00 do të mblidhen para Kryeministrisë.
“Do e diskutojmë me të gjithë studentët dhe do të marrim një vendim. Duke qenë se kishim deklaruar se ministra do të na kthente përgjigje, për sot, e mbyllim protestën.
Me thirrjen që do të mblidhemi sërish nesër në të njëjtën mënyrë. Do shihet nëse do ketë reagim”, -tha një prej përfaqësuesve të Këshillit studentor, ndërsa shtoi se protesta per sot mbyllet.
Ndërkohë një tjetër studente tha: “Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet”.