Kiara Tito nuk ka vetëm mbështetjen e Butrint Imerit në “Big Brother Vip”, por edhe të babait të tij.
Ky i fundit ka ndarë në profilin e tij në “Instagram”, story-n që publikoi Butrinti disa orë më parë, foton e Kiarës me kurorë.
Gjatë spektaklit Kiara rrëmbeu edhe duartrokitjet e publikut pasi përpos reagimeve të të gjithë banorëve, ajo nuk e hodhi poshtë Luizin duke thënë se shpreson për një version më të mirë të tij.
Ndërkohë që gjatë gjithë mbrëmjes ajo nuk u përfshi në debate të ashpra por zgjodhi vetëm të argumentojë në momente të caktuara.
Butrint Imeri dhe Kiara Tito kanë qenë bashkë disa vite më parë ndërkohë që ishin një nga çiftet më të përfolura.
Gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, Kiara ka folur për lidhjen e saj me Butrintin duke e cilësuar atë njeriun e duhur në kohën e gabuar për shkak se të dy kanë qenë shumë të vegjël, vetëm 20-vjeç.
“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, ka thënë Kiara.
Ndërkohë, Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes në “Big Brother Vip” për marrëdhënien e saj me Luizin, që duket ende e paqartë.