MENU
klinika

Nuk i del e keqja!

Sabiani ka dy fjalë për Ilir Shaqirin

16.01.2023 - 11:57

Të gjithë e mbajmë mend mjaft mirë miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Më pas, raporti i tyre i ngushtë miqësor u kris papritmas. Arsyet e vërteta nuk u thanë kurrë me zë të lartë nga goja e protagonistëve. Së fundmi, Sabiani ka qenë ndër të ftuarit e “Zemër Luana” ku në një nga lojërat i është kërkuar t’i thotë diçka drejtpërdrejtë Ilirit.

Ndonëse me hezitim, këngëtari ia dedikoi dy fjalë ish-mikut të tij: “I uroj jetë të lumtur. Ishalla fiton edhe një Big Brother tjetër.”

Më hërët Sabiani ishte i ftuar në një intervistë ku ka folur për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, dhe arsyen pse mungoi në dasmën e tij.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri nuk do të vijë në dasmën time. Kështu që nuk ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur.

Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”- u shpreh Sabiani gjatë një interviste në “Top Channel”

Kujtojmë se nga ana tjetër, në lidhje me raportin e shumëpërfolur me Sabianin, Iliri reagoi më herët duke thënë se ata nuk kanë më komunikim.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, tha Iliri.