MENU
klinika

Vazhdon me provokime!

Graniti shpreh se i mungon ish-e dashura në prani të Fifit

01.11.2021 - 07:45

Mbrëmë pasi u qetësua situata mes Donaldit dhe Ilirit, banorët dekoruan kungujt për “Halloween”, teksa u zhvillua një bisedë në mës Ilirit, Fifit, Arditit, Sabianit dhe Granitit.

Ky i fundit u shpreh se e kishte marrë malli për ish të dashurën e tij, madje ka disa ditë që e përmend.

“Sa do doja ta takoja”,- u shpreh ai.

Ndjekësit e kanë parë këtë ngjarje si një përsëritje të para disa javëve, kur Donaldi e përmendte moderatoren, Bora Zemani dhe produksioni ua mundësoi një takim. Por, ka edhe nga ata qe e kanë parë si një lloj provokimi ndaj Fifit – për ta bërë atë xheloze.

Së fundmi Graniti zgjodhi të tregojë për Fifin dhe Ilirin historinë e tij të dashurisë me një vajzë nga Peja.

“Kam bashkëjetuar me një vajzë nga Peja. U shpenzuam shumë me njëri- tjetrin pasi rrinim gjithë ditën bashkë. Erdhi një moment që gjithçka u bë toksike. Ama ka qenë diçka shumë e fortë”, tha Graniti.

Konkurrenti ka treguar se ajo ka qenë shumë xheloze, duke shtuar se ajo ka qenë e vetmja vajzë që e ka dashuruar me të vërtetë.

Teksa e dëgjonte, Fifi tha se vajzat nga Peja janë më të bukurat e Kosovës.

Aktorja e njohur habit me deklaratën

“Unë dhe nëna ime mund të shikojmë fantazma”

"Na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë"

Ermal Mamaqi një mesazh për Heidin nëpërmjet “Big Love”

U përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”

Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovision?

Në një mënyrë të veçantë, çifti ndajnë lajmin e ëmbël

Justin dhe Hailey, së shpejti prindër për herë të parë!