MENU
klinika

Bisedat ditën e fundit të jetës

Hapet Facebook-u i Martin Çeços që u gjet i vrarë në liqen

17.01.2023 - 11:57

Gjashtë muaj pasi Martin Çeço u gjet i vrarë në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, profilet e tij të Facebook janë hapur dhe po ashtu janë zbuluar edhe bisedat që ai ka pasur me persona të ndryshëm.

Emisioni Uniko me ndihmën edhe të familjes së Martinit, babait, vëllait dhe dy motrave të tij, ka mundur të rikuperojë numrin e telefonit që ka përdorur Martin Çeço.

Ishte një proces i gjatë për shkak se fillimisht nuk dihej se në pronësi të kujt ishte numri edhe për shkak se babai nuk e mbante mend.

Më pas një proces i rikonfigurimit të sistemit të operimit të kompanisë telefonike vështirësoi akoma më shumë punën. Por në fund kompania telefonike pranoi kërkesën e familjarëve të Martinit për rikthimin aktiv të numrit të Martin Çeços.

Falë rikthimit aktiv të këtij numri është arritur të hapë adresa e Facebook-ut që ka përdorur Martin Çeço, e veçanërisht dy prej adresave ku ai kishte qenë aktiv ditët dhe orët e fundit të jetës së tij.

Bazuar në shqyrtimin e bisedave të Martin Çeços në Facebook, që në mëngjes e deri në orët e mbrëmjes të datës 12 Qershor 2022, Martin Çeço ka qenë i shqetësuar dhe në gjendje të rënduar emocionale. Atij i ishte premtuar nga dikush se Tina Pajollari ishte bërë tashmë gruaja e tij dhe se kishte pranuar të lidhej e martohej me të. Gjatë asaj dite, Martin Çeço kishte zhvilluar biseda dhe komunikime me persona të ndryshëm gjatë asaj dite

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bariu rrëzon motivin e vrasjes për një vajzë

Dëshmia tronditëse për vrasjen e Martin Çeços