Gazetari i Euronews Albania, Neritan Gjergjo thotë se aktualisht, ka një qëndrueshmëri sa i takon çmimit të naftës në tregjet e huaja. Gjergo u shpreh se kjo është reflektuar edhe në tregun vendas dhe çmimet janë drejt stabilizimit.
Sipas tij, nëse kjo vazhdon, këtë vit mund të ndalojë së funksionuari Bordi i Transparencës.
“Duket që ka një qëndrueshmëri të çmimeve të lëndëve djegëse sepse tregjet duken më të stabilizuara pas fundit të tetorit dhe pas fillimit të nëntorit. Nëse do shohim tregtinë e jashtme, do të shohim mënyrën sesi janë rregulluar tregjet pas presionit që solli lufta Rusi-Ukrainë, shohim që ka një rregullim të strukturës së tregjeve dhe për pasojë edhe çmimet janë stabilizuar. Duke parë këtë ecuri, mendohet që viti 2023 të jetë më i qëndrueshëm dhe për këtë arsye ka edhe po themi, fjali apo citime se Bordi i Karburanteve mund të shkrihet”, theksoi ai ndër të tjera.