MENU
klinika

Tani i “erdhën mend” Shakirës

Këngëtarja thyen hallkën e fundit që e lidhte me Pique-n!

19.01.2023 - 12:16

“Më le fqinjë me vjehërrit.” Kështu thotë një varg në këngën e re të Shakirës. Dhe është e vërtetë.

Pas ndarjes së këngëtares nga Gerard Pique, ishte ky i fundit i cili u shpërngul nga shtëpia e tyre e përbashkët në Barcelonë e cila ndodhet ngjitur me prindërit e ish-futbollistit.

Ndërkohë Shakira vazhdoi të jetonte aty me fëmijët e saj. Veprimi i fundit i kolumbianes ka mbyllur përfundimisht çështjen e saj jo vetëm me Pique-n, por edhe me çdo gjë që lidhet me të.

Shakira duke qenë se shtëpi nuk ndërron dot, po ndërton një mur të madh midis pronës së saj dhe asaj të prindërve të Gerard-it. Disa kamera televizive vunë re një makinë çimentoje që punonte në afërsi të shtëpisë së këngëtares.


Kjo ngjarje pason disa konflikte të tjera që kanë ndodhur gjatë javës së kaluar. Njëra prej tyre përfshinte një kukull të maskuar si një shtrigë të veshur me të zeza që Shakira kishte vendosur në tarracën e shtëpisë së saj me fytyrë nga shtëpia e ish-vjehërrit të saj. Pasi e kishte vënë re, nëna e Pique thuhet se kërkoi që ajo të hiqej.

Rikujtojmë se në qershor të vitit të kaluar, Shakira dhe Pique konfirmuan ndarjen e tyre pas 12 vjetësh dhe shkak i kësaj ndarje ishte tradhtia e futbollistit ndaj këngëtares, me modelen 23-vjeçare Clara Chia Marti.

Shakira dhe Pique kanë së bashku dy djem Milan dhe Sasha, për të cilët janë duke luftuar se kush do e fitojë kujdestarinë.

Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?