MENU
klinika

“Brukseli e kuptoi me vonesë…”

BBC reportazh miqësisë Rusi-Serbi!

20.01.2023 - 15:09

BBC i ka kushtuar vëmendje lidhjeve serbo-ruse, mbi të cilat kërkoi të hedhë një vështrim përmbledhës, por edhe të thellë, sidomos në raport me zhvillimet e fundit gjeopolitike.

Gjigandi mediatik anglez nisej nga një video e publikuar së fundi, ku shiheshin “vullnetarë” serbë duke u stërvitur për të luftuar përkrah trupave ruse në Ukrainë.

Grupi mercenar i Rusisë, Wagner i realizoi videot në gjuhën serbe për të inkurajuar rekrutimin për luftë. Kritikët shpesh e akuzojnë Serbinë se po i jep përparësi miqësisë së gjatë me Rusinë në një kohë kur nga ana tjetër, shpreh vullnetin për t’iu bashkuar bllokut europian.

Të enjten, një avokat serb në Beograd dhe grupe kundër luftës ngritën kallëzime penale kundër ambasadorit rus si dhe kreut të agjencisë së informacionit dhe sigurimit shtetëror të Serbisë, BIA për rekrutimin e dyshuar të serbëve për grupin Wagner.

Edhe pse presidenti Vuçiç e bëri të “qartë” qëndrimin e Beogradit: “Për ne, Krimea është Ukrainë, Donbasi është Ukraina dhe kështu do të mbetet”, kjo nuk i bëri mjaftueshëm përshtypje Parlamentit Europian, që e sheh me skepticizëm ngurrimin serb për t’i vendosur sanksione Rusisë.

Eurodeputetët kanë miratuar dhe një rezolutë që kërkon pezullimin e negociatave të anëtarësimit derisa Serbia të vendosë sanksione ndaj shtetit rus.

Brukseli, e kuptoi me vonesë, thotë BBC, se frenimi ndaj Ballkanit Perëndimor po i linte hapësirë Moskës që të ndërhynte. Bisedimet e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u zhbllokuan me shpejtësi – dhe Bosnja mori statusin e kandidatit.

Pra, nëse presidenti i Serbisë ka pritur momentin për t’u kthyer me vendosmëri drejt Perëndimit, ky mund të jetë rasti për ta bërë një gjë të tillë. Pyetja që shtrohet tani, është a e dëshiron vërtet.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!