MENU
klinika

"Jam tronditur kur e kam dëgjuar"

Kush dha urdhër në 21 janar? Gazetari Hoxha zbulon për herë të parë përgjimin e drejtuesve të gardës

20.01.2023 - 20:32

Gazetari Artan hoxha ka publikuar sot një regjistrim audio ekskluziv që tregon se çfarë ka ndodhur gjatë protestës së përgjakshme të 21 janarit, ku u vranë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

Lidhur me këtë provë, të zbuluar vetëm 12 vite më vonë, Hoxha deklaroi se regjistrimi ishte bërë nga një vend aleat, pasi të gjithë regjistrimet e bëra nga autoritetet vendase, janë fshirë.

“Pushteti u sigurua t’i fshinte pamjet. Përveç shqiptarëve, aty kishte dhe diplomatë të huaj. Kishte njerëz shumë tek kualifikuar të vendeve aleatë nuk mund të rinin pa e parë këtë ngjarje. Ata e kanë regjistruar këtë gjë dhe është mbajtur si provë. Më është vënë në dispozicion për të akorduar ngjarjet. Më është kërkuar të bëj mbivendosje, për të lidhur zërin me figurën. Jam tronditur kur e kam dëgjuar.

Aty kupton se çfarë ka ndodhur. Kjo është një provë e fortë që tregon se protestuesit janë vrarë me urdhër në intensitetin e protestës. Dhe kur njerëzit ishin lodhur. Ky material është regjistruar nga aletatët tonë. Kur dalin këto vendimet non grata dhe kur këta të shpallur kërkojnë prova mua më vjen të qesh sepse ata e dinë çfarë provash kanë. Regjistrimi është bërë nga një vend aleat. Ma vuri në dispozicion për të bërë leximin e ngjarjes.”- deklaroi Hoxha në Zona Zero.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prokuroria do kërkojë riekspertim për armën që qëlloi

‘21 Janari’, rihapen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës