MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse sulmet në zemër janë më të shpeshta në dhjetor dhe janar?

21.01.2023 - 11:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse sulmet në zemër janë më të shpeshta në dhjetor dhe janar?

Mjeku: Janari mund të jetë një muaj i zymtë, pasi moti është i ftohtë, qiejt janë përgjithësisht ngjyrë gri, dhe ka një rritje të konsiderueshme të sulmeve në zemër.

Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit janë më të prirur për të përjetuar sulm në zemër në janar dhe dhjetor sesa në muajt e tjerë të vitit.

Kjo dukuri nuk duket të jetë direkt e lidhur me motin. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnëarsyen pse më shumë njerëz i nënshtrohen ngjarjeve kardiake pikërisht gjatë kësaj periudhe.Ata i nxisin njerëzit të mësojnë cilat janë simptomat e një ataku në zemër dhe të mos injorojnë asnjë shenjë paralajmëruese, sidomos gjatë sezonit të sulmeve në zemër.

“Po u hap ajo derë…”/ Deklarata e papritur e Luizit: Veç një femër mund të më ndalë që të mos merrem me Kiarën
Studimet kanë zbuluar se shumica e sulmeve në zemër ndodhin ditën e Krishtlindjeve, më pas në 26 dhjetor dhe më 1 janar. Në fillim ekspert menduan se incidentet në rritje ishin për shkak të motit të ftohtë. Më pas, një studim i vitit 2004 i botuar në revistën “Circulation” synoi të zbulonte nëse vdekjet kardiake kishin lidhje me pushimet, dhe jo me rënien e temperaturave.

Autorët e studimit shqyrtuan një bazë të dhënash të certifikatave të vdekjes gjatë viteve 1973-2001 të Qendrës Kombëtare për Statistikat Shëndetësore në SHBA (NCHS). Ata vunë në dukje se në cilën periudhë të vitit kishin ndodhur vdekjet dhe si kishte vdekur secili ngaindividët.

Ata morën parasysh të gjitha llojet e vdekjeve, dhe jo vetëm vdekshmërinë e lidhur meproblemet e zemrës. Më pas studiuesit kombinuan vdekjet kardiake për të gjitha vitet dhe krijuan një tabelë që tregonte frekuencën e ditëve të vitit kalendarik kur ndodhën këto ngjarje.

Rezultati ishte një grafik që i ngjante një kodre. Vdekjet kardiake ishin më të ulëta në korrik, dhe më pas arritën kulmin ditën e Krishtlindjes. Pati një rënie të lehtë, dhe më pas një tjetër kulm më 1 janar. Shkalla e vdekjeve kardiake mbeti e lartë deri në janar, dhe më pas filloi të bjerë në pranverë dhe në fillim të verës.

Edhe studiuesit të shëndetit publik në mbarë globin, kanë dyshuar prej kohësh nëse vendi i tyre ka një sezon të sulmit në zemër. Në një artikull të vitit 2018 botuar më “BMJ”, shkencëtarët dyshuan se edhe Suedia përjeton një rritje të sulmeve në zemër gjatë pushimeve të dimrit.

Ata ekzaminuan të dhënat gjatë viteve 1998–2013 për vdekjet e lidhura me zemrën për 2 javët para dhe 2 javët pas Krishtlindjeve. Po ashtu, ata analizuan të dhëna nga ngjarjet verore, përfshirë Lojërat Olimpike dhe Kupën e Botës në futboll.

Studimi zbuloi se rreziku i përgjithshëm për një ngjarje kardiake u rrit me 15 për qind midis Krishtlindjeve dhe Ditës së Vitit të Ri. Rreziku ishte më i madh për njerëzit 75 vjeç e lart, diabetikët, dhe ata që kishin një histori të sëmundjes së arterieve koronare.

Nuk kishte asnjë lidhje midis sulmeve në zemër dhe ngjarjeve sportive të verës, të cilat mund të ishin të pritshme për shkak të ndeshjeve të Suedisë në botëror gjatë viteve që u mblodhën të dhënat. Një studim i ngjashëm në Norvegji zbuloi se sulmet në zemër u rritën më 22 dhjetor, dhe vazhduan me një shkallë më të lartë deri në janar.

Edhe një studim në Zelandën e Re – vend që e përjeton verën në muajt dhjetor dhe janar – zbuloi se fundi i dhjetorit deri në fillim të janarit, ishte periudha e shtimit të numri tëngjarjeve kardiake. Pra shkencëtarët e kanë vërtetuar tashmë se ekziston një sezon sulmi në zemër i lidhur me dhjetorin dhe janarin.

Por ata nuk janë të sigurt mbi arsyen pse ndodh kjo. Autorët e studimit të vitit 2004,shqyrtuan disa shpjegime të mundshme. Rënia e temperaturave gjatë muajve të dimrit është fajësuar prej kohësh për sulmet në zemër, sepse moti i ftohtë e rrit presionin e gjakut dhe i ngushton enët e gjakut. Por studimi zbuloi një rritje të sulmeve në zemër në Los Anxhelos, qytet që ka një dimër relativisht të butë, dhe një rënie të lehtë në shtetet e SHBA-së në kufi me Kanadanë, ku temperaturat e ulëta gjatë të dimrit.

Në vend se të fajësonin motin, autorët e studimit sugjeruan se më shumë sulme në zemër mund të kenë ndodhur gjatë pushimeve, sepse njerëzit i injoronin simptomat dhe vononin trajtimin e tyre. Studime të tjera kanë zbuluar se paraqitjet në repartin e urgjencës binin gjatë festave dhe rriteshin të nesërmen e tyre.

Autorët supozuan se ndoshta njerëzit nuk duan të ndërpresin apo t’i prishin festën të tjerëve. Nëse një person ndjen një ndjesi si shpimi i gjilpëre në krahun e tij apo një dhimbje gjoksi të fortë, ai mund ta ngatërrojë atë me një dispepsi si pasojë e teprimit me ushqimet.

Ose mund të heshtin mbi simptomat e tyre derisa urgjenca të bëhet e dukshme për të tjerët.Kështu, autorët arritën në përfundimin se “vonesat e shkaktuara nga pushimet” në kërkimin e trajtimit mjekësor mund të kenë pasoja fatale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga menaxhimi i peshës tek sasia e kripës

10 hapa për një zemër të shëndetshme!