MENU
klinika

U aksidentua duke pastruar borën

Aktori i njohur zbulon se ka thyer 30 kocka

22.01.2023 - 13:25

Aktori i njohur Jeremy Renner pësoi një aksident të rëndë natën e vitit të ri. 52-vjeçari u përplas nga një borëpastruese shtatë tonëshe në ditën e Vitit të Ri teksa u përpoq të çlironte një anëtar të familjes të bllokuar nga bora që mbulonte fermën e tij në Liqenin Tahoe.

Ditën e djeshme me anë të një postimi në twitter, Jeremy Renner zbuloi se theu më shumë se 30 kocka, kur u shtyp nga një borëpastruese.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin tuaj. Shumë dashuri dhe vlerësim për të gjithë ju. Këto 30 kocka të thyera do të shërohen, do të bëhen më të forta, ashtu si thellohet dashuria dhe lidhja me familjen dhe miqtë,” shtoi ai, krahas një fotoje të tij në një shtrat spitali.

Aktori i “Hawkeye”, 52 vjeç, vazhdoi të falënderojë të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë shërimit të tij.