MENU
klinika

Deklarata e fortë

Ngjela: Më 21 janar Berisha është shfaqur me automatik në dorë, ma ka thënë edhe Rama!

23.01.2023 - 20:29

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar sot 21 janarin, duke thënë se serverat e Kryeministrisë, lidhur me këtë ngjarje nuk janë fshirë.

Ngjela madje bëri edhe një deklaratë të fortë teksa është shprehur se disa ekspertë i kanë thënë se ka disa pamje, ku ish-kryeministri Sali Berisha zbret shkallët e godinës me automatik.

Ai thotë në një intervistë në “Euronews Albania”se këtë gjë ia ka konfirmuar në fakt edhe kryeministri Edi Rama.

“Këta kanë qenë naivë. Serveri nuk prishet. I morën ata serverat, ata kujtonin se i kishin fshirë, nuk fshihet serveri. Gjithçka që ke të inçizuar këtu, e ke edhe në Kaliforni. Ata e kishin dhe mua më thanë që janë të gjitha.

Madje, thanë që e kemi Saliun duke zbritur shkallët me automatik. Këtë ma tha edhe Rama, e ka konfirmuar Rama. Por Rama pse nuk e denoncoi? Personalisht mua, pasi i thashë unë, më tha po, e dinte edhe ai, që atëherë”, u  shpreh Ngjela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Ja si Meta rrezikonte të arrestohej të shtunën në Turqi’

Ngjela: Të korruptuarrit në Shqipëri i kanë kthyer sytë nga Moska


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin