MENU
klinika

Çfarë u diskutua?

Lajçak darkë me Kurtin dhe Bislimin

26.01.2023 - 13:59

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllac Lajçak, është takuar mbrëmjen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministrin, Besnik Bislimi.

Me anë të një postimi në tëitter, Lajçak njofton se është kthyer në Kosovë për të vazhduar diskutimet për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Lajçak po ashtu shton se është rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.

Postimi i Lajçak:
Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin @albinkurti dhe ZKM @BislimiBesnik për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW: Pala serbe nuk ka përmbushur detyrimet

Asnjë përparim në takimin dy ditor Kosovë-Serbi