MENU
klinika

"I ftoj të gjithë socialistët…"

Berisha zbulon skenarët për largimin e Ramës

26.01.2023 - 20:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se tashmë kanë hyrë në fazën finale të aksionit opozitar, që sipas tij është largimi i menjëhershëm i kryeministrit Edi Rama.

Berisha në një deklaratë për mediat, tregoi edhe skenarët që do të ndiqen, ku fillimisht sic tha ai do të mblidhen forumet për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

Ish-kryeministri u shpreh se “Shqipëria nuk do ketë paq, pa u larguar Rama”, ndërsa theksoi se “Parlamenti dhe qeveria janë të oligarkut rus, Deripaska”.

“Kjo është beteja finale! Shqipëria paq nuk do ketë më pa largimin e kësaj kalbësirë nga pushteti.

Ai ka përdorur paratë, ka përdorur shërbimet, ka kontraktuar njishin e kundërzbulimit të FBI për ti futur thikën PD dhe për ta nxjerrë nga skena politike.

PD do ti japë atij reston, cdo demokrat e demokrate është para alternatives së ekzistencës apo jo të PD, të mbrojtjes së saj me cdo çmim dhe kjo nënkupton largimin e Edi Ramës,.

Natyrisht do mblidhen forumet, do takohen aleatët, faktorë të tjerë, por Shqipëria nis betejën finale kundër këtij armiku të përçudnuar, i cili nuk nguroi të kontraktojë agjenturën ruse kundër PD, qoftë dhe fuqinë e FBI, të një njeriu, i cili kishte shkelur mbi interesat jetike të vendit të tij dhe ishte shndërruar një mik i Putinit.

Mos harrojmë se tentakulat, se Deripaska është më i pranishëm se kudo tjetër, pavarësisht ndaj sanksioneve që ka vendosur SHBA. Miqtë më të ngushtë të Ramës janë ortak me Deripaskën.

Duhet të shkulim, të përmbysim, duhet të heqim një minutë e më parë këtë kalbësirë. Ftoj socialistet të bashkohen në këtë përpjekje, për të ardhmen e Shqipërisë. Jam i sigurt se kjo betejë finale do të kurorëzohet me sukses të plotë. Parlamenti është i Deripaskës, qeveria është e Deripaskës përderisa Rama rri në krye të ekzekutivit”, tha Berisha.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika