MENU
klinika

Paralajmërimi i avokat Ngjelës

“Audio-përgjimi për ’21 Janarin’ mund të çojë në zbulimin e provave të reja”

27.01.2023 - 14:11

Avokati Spartak Ngjela është shprehur dje në një studio televizive se vetëm nëse dalin prova të reja, atëherë mund të ri hetohet çështja e “21 Janarit”. Sipas tij, audio komunikimi mes gardistëve më 21 janar, i bërë publik ditët e fundit nuk përbën një provë për gjykatën.Ngjela tha gjithashtu se audio komunikimi mund të dërgojë në zbulimin e provave të reja, ndërsa shtoi se aktualisht hetimi i çështjes ndodhet në një fazë sekrete.“SPAK nuk e ka hetuar 21 janarin, por e ka gjykuar gjykata e zakonshme. Por duke qenë se ka një akuza ndaj një ish-kryeministri, apo një ministri, ajo shkon në SPAK. Vendimi për 2 të dënuarit nuk preket. Fakti që ajo është hetuar dhe nuk janë zbuluar autorë të tjerë, nuk do të thotë se nuk mund të hetohet. Përgjimi i Gardës nuk është provë gjyqësore, por mund ta çojë hetimin drejt një prove gjyqësore. Provë gjyqësore do të ishte nëse do të kishte leje nga gjykata. Duhet dhënë leja nga gjykata të konsiderohet si provë. Në këtë rast nuk është kthyer në provë. Kur fillon hetimi dhe kur merren personat të pandehur, atëherë nuk ka më sekret. Tani hetimi është sekret”, deklaroi ai.

Serverat e “21 janarit”
Më tej avokati Spartak Ngjela thotë se serverat e Kryeministrisë në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011 nuk janë fshirë.Ngjela theksoi se disa ekspertë i kanë thënë se ka disa pamje, ku ish-kryeministri Sali Berisha, zbret shkallët e godinës me automatik.Ngjela shtoi se Rama ia ka konfirmuar vetë këtë gjë dhe se ishte në dijeni për urdhrat që ka dhënë Berisha atë ditë.“Këta kanë qenë naivë. Serveri nuk prishet. I morën ata serverat, ata kujtonin se i kishin fshirë, nuk fshihet serveri. Gjithçka që ke të inçizuar këtu, e ke edhe në Kaliforni. Ata e kishin dhe mua më thanë që janë të gjitha.Madje, thanë që e kemi Saliun duke zbritur shkallët me automatik. Këtë ma tha edhe Rama, e ka konfirmuar Rama. Por Rama pse nuk e denoncoi? Personalisht mua, pasi i thashë unë, më tha po, e dinte edhe ai, që atëherë”, u shpreh ai.

Hetimi i tragjedisë së Gërdecit
Nga ana tjetër, avokat Spartak Ngjela deklaroi se rikthimi i çështjes së Gërdecit është mëse i drejtë, pasi janë vrarë 26 persona dhe gjyqet kanë vepruar me fajësi të cunguar.Ngjela u shpreh se për sa kohë SPAK-u po thërret njerëz të dyshuar si të përfshirë në çështjen e “Gërdecit”, kjo tregon se kjo dosje po hetohet nga SPAK-u. Madje ai shtoi se fakti që ish ministri Mediu u thirr për të dëshmuar lidhur me “Gërdecin”, tregon që mos thirrja e tij asokohe ishte një gabim dhe se nuk ka pasur hetim të plotë.“Për sa kohë kanë thërritur njerëz, duket se e ka marrë SPAK-u. Nuk flas dot për njerëzit e familjen e kundërshtarit tim politik, nuk ma lejon etika. Ka të drejtë të kthehet çështja sepse janë vrarë 26 persona dhe gjyqet kanë vepruar me fajësi të cunguar. Kryesori është ministri i Mbrojtjes. Pastaj se çfarë lidhje ka pasur ai ajo do të dalë gjatë hetimit. Fakti që është marrë ai, tregon se ka qenë gabim që nuk është marrë më herët. Dimë se ky person ka qenë ministër dhe atje janë vrarë 26 persona. Të shohim nëse do të hetohet deri në fund.Pafajësia nuk kërkohet në organin e hetimit, sepse e jep vetëm gjykata, këto të tjetër janë dyshime dhe indicie. Fakti që nuk ka kaluar çështja në gjykatë, nëse nuk është parashkruar mund të thirresh sërish dhe çështja duhet të kalojë në gjykatë, fajësinë nuk ta jep prokuroria, por gjykata. Nuk ka vjetërsi çështja. Është puna se nuk ka kaluar nga gjykata. Nëse Mediu do të ishte dënuar nga një gjykatë, çdo fakt që të ishte gjetur, nuk e lë neni që të ri dënohej. Nuk jemi përballë një rishikimi sepse ai nuk është dënuar dhe vendimet e prokurorit që janë të pushuara, mund të rihapen”, nënvizoi Ngjela.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin