MENU
klinika

Deklarata për media

Unaza e re/ Reagon Basha: Falsifikimi i dokumentave vjen nga Rama

07.12.2018 - 13:51

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me skandalin e falsikimit të Unazës së re, ku ka sulmuar kryeministrin dhe e quan hajdut.

Basha ka thënë se dokumentet e publikuara treguan vjedhjen që po bëhej për Ndërtimin e Unazës së re.

Kemi dy muaj që e kemi thënë ditë për ditë këtë gjë, megjithëse helmimi nga gënjeshtrat e qeverisë kanë penguar shumë qytetarë të shohim të vërtetën, por më mirë vonë sesa kurrë., sot të gjithë po shohin Ramën si është pa maskë, pa fasadë, hajdut të ftohtë dhe të pamëshirshëm që nuk ndalet para asgjëje. Hajdut që për të mbushur xhepat është gati të flakë në rrugë pleq, fëmijë, të sëmurë, gra shtatzëna”, tha Basha.

Më tej kreu i PD shtoi: “Mbrëmë këto fakte tronditëse që u shfaqën në emisionin të Paekspozuarit treguan qartë të vërteten tronditëse. Sot Rama ka nxjerrë ARRSH që të bëjë mashtrimin e radhës, së pari ARRSH e Ramës të dalë para drejtësie se në vend ti shërbejë njerëzve dhe ligjit është bërë vegël për vjedhjet marramendëse të Ramës/.

Koncesionet që ka kontraktuar dhe prikuruar janë akte korrupsioni, dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH tek ministri përgjgëjësi duhet hetuar dhe të nxirët para drejtësisë.

Ideatori, planifikuesi dhe përfituesi i vjehdjes së unazës dhe projekteve të tjera, të rrugëve, inceneratorëve e çdo vjedhje tjetër është Rama”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shoqërohet djali i pronarit të lokalit

‘Unaza e Madhe’ / Basha takim me protestuesit në lokal