MENU
klinika

"Krimi ka ndodhur atje"

Hetimet për ish-agjentin e FBI-së/ Ngjela: Rama mund të ekstradohet

27.01.2023 - 18:32

Avokati Spartak Ngjela ka thënë se kreu i qeverisë Edi Rama, do të ekstradohet nëse vërtetohet se ka lidhje ashtu siç flitet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai theksoi se çështja penale për Ramën është hapur në SHBA e ndaj atje do të hetohet, e jo në vendin tonë.

“Çështja penale ka filluar në SHBA, do ekstradohet Rama apo jo është punë e tyre. Ti nuk mund të fillosh dot një proces që ka filluar në SHBA. Krimi ka ndodhur atje. Vepra penale ka ndodhur në Amerikë e jo këtu. Se lë e drejta ndërkombëtare”- tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompania “Trema Engineering 2” ka 33 % të aksioneve të hidrocentralit

Oligarku rus i lidhur me ish-zyrtarin e FBI, bashkëpronar në HEC-in e Shushicës