MENU
klinika

Fushata serbe kundër Kosovës

Daçiç: Madagaskari ka tërhequr njohjen e Kosovës

07.12.2018 - 14:03

Sipas Ministrisë së Jashtme serbe, Republika e Madagaskarit e ka njoftuar se ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Kemi marrë notën nga ministria e jashtme e Madagaskarit, me të cilën na kanë informuar se me 5 dhjetor, Republika e Madagaskarit ka marrë vendim rreth tërheqjes së njohjes për Kosovën”, ka deklaruar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Ai ka theksuar se Madagaskari është shteti i 12-të që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Tani për tani nuk ka ndonjë reagim të Ministrisë së Jashtme të Kosovës në lidhje me këtë lajm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN