MENU
klinika

Banorët e “BBV” nisin aludimet

A po lind një pëlqim mes Diolës dhe Xhonatanit?

28.01.2023 - 12:20

Diola dhe Xhonatani u caktuan dje nga “Vëllai i Madh” që të bënin një kërcim bashkë, në kuadër të lojës “Talent Show”, me një këngë latine

Kërcimi dhe “afrimiteti” u vu re nga banorët, ku konkretisht Armaldo dhe Olta thanë se Xhoni ka një pëlqim për Diolën. Në një bisedë me aktoren, Armaldo u shpreh se Xhoni ka eksperienca me vajzat më të mëdha në moshë, gjë që u pohua edhe nga Olta.

“Xhoni më tha që ka eksperienca me mosha më të mëdha. Kam nja dy ditë që e kam vënë re”- u shpreh Armaldo, ndërsa Olta Gixhari tha: “Ai është shumë djalë interesant, por nuk e dimë tani çfarë ndodh. Diola tha që kam një lidhje jashtë, por nuk jam e bindur nëse e ka”

Edhe gjatë provës javore, Diola dhe Xhonatni ishte bashkë si “çift” për realizimin e provës, ku duhej të kujdeseshin për një “bebe”. Dyshja u përfshinë shumë në rol dhe nisën të diskutonin dhe të afroheshin më shumë me njëri-tjetrin. Mbetet për t’u parë marrëdhënia mes tyre. Ndërkohë kujotojmë se Xhonatani është këtë javë në nominim, si pasojë e thyerjes së rregullave kryesore të formatit. Ai i dha Olta Gixharit informacione nga jashtë, gjë që u “dënua” nga “Vëllai i Madh.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë