Këtë vit festivali i Eurovisionit i cili do të zhvillohet në Liverpool vjen me sloganin “United by Music” me veprat e tij artistike që tregojnë zemrat që do rrahin së bashku.
View this post on Instagram
BBC ka publikuar promon e festivalit ku pasqyron origjinën e saj, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment për të bashkuar Europën.
Veprimtaria e sivjetme do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, sepse është shumë e rrezikshme të organizohet në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022.
Flamujt e të dy vendeve janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.
Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.
Siç është dhe tradita, fituesit e vitit të kaluar organizojnë festivalin në shtetin e tyre. Mbretëria e Bashkuar doli e dyta falë Sam Ryder në 2022 dhe thotë se Liverpool do të presë shfaqjen e këtij viti në emër të Ukrainës.
Kujtojmë se këtë vit “Festivalin e Këngës” e fitoi Albina dhe familja Kelmendi me këngën e tyre “Duje” të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurosong.