MENU
klinika

"Ai tha gjëra të tmerrshme"

Thumboi Robert Aliajn? Sqarohet Ronela Hajati

18.01.2023 - 11:44

Një status i Ronela Hajatit në profilin e saj në Instagram u komentua jo pak nga ndjekësit e saj.

“Karma është e frikshme, por e mrekullueshme! Një burrec vjet, pa njohur fare s’la gjë të ndyrë e të tmerrshme pa folur, për një vajzë të re kur fitoi një çmim… Dje Zoti u mor vetë me këtë punë. Bëni mirë të gjeni mirë!”– shkroi Ronela dhe pjesa më e madhe e lidhën këtë me opinionistin Robert Aliaj dhe vajzën e tij Gala Aliaj, e cila përfaqësoi së fundmi Belgjikën në “Eurovision.”

Mirëpo vetë Ronela ka vendosur të mos lërë vend për aludime dhe të sqarojë gjithçka. Në disa statuse në Tëitter, ajo shkruan se story i saj nuk ishte “plotësisht” për Robertin dhe vajzën e tij.

“Mendoj se të gjithë meritojnë një shpjegim ktëo ditë që po shikoj shumë argumente për një story që kam postuar.

Meqë po përmendni dikë që nuk kam përmendur kurrë, opinioni im është që Gala është super e talendtuar dhe unike. E dashuroj zërin e saj dhe kaq!
Edhe pse babai i saj tha gjëra të tmerrshme pa më njohur, jam vërtet e sinqertë kur them se statusi nuk ishte i gjithi për ta.
Dikush tjetër në media po filste për babain tim dhe mua gjatë festivalit…
Të më ofendosh mua pa thënë kurrë asgjë, nuk bën askënd të ndjehet mirë! I suportoj dhe do ti suportoj gjithmonë artistët më të rinj, sepse e di si ndjehesh kur je i ri dhe vetëm! Po, kam ecur përpara dhe kam shumë gjëra për të bërë”– shkruan Ronela.