Në zgjedhjet lokale të 14 majit, qytetarët e tre bashkive të Shqipërisë do të votojnë në mënyrë elektronike. Bëhet fjalë për Bashkitë e Vorës, Kamzës dhe Elbasanit ku numërimi do të jetë gjithashtu elektronik.
KQZ miratoi këtë të mërkurën projektvendimin final: “Për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023, në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë”.
Votimi elektronik u implementua për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në vitin 2021 në KZAZ Nr.40 në njësinë 10 në Tiranë, ku procesi i votimit nuk ka paraqiti problematika dhe vijoi normalisht.