Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë publikisht për çështjen “McGonigal” dhe lidhjet e tij me të.
Në një dalje televizive Rama është shprehur se nuk e ka takuar ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal me dy biznesmenë.
Por theksoi se në takim McGonigal ka shkuar me një qytetar shqiptaro-amerikan, duke iu referuar, Agron Nezës,të cilin ia ka preznatuar si mikun e tij.
“Kjo nuk ka ndodhur, unë nuk kam takuar ish zyrtarin me dy biznesmenë. Ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan të cilin ma ka preznatuar si mikun e tij dhe natyrisht unë i kam thënë hajde bujrum”, është shprehur Rama.
Më tej, i pyetur se nëse personi që i ka prezantuar ka fituar ndonjëherë tendera nga qeveria shqiptare, Rama ka folur për agjentin, duke iu shmagur pyetjes.
“Unë flas këtu për çfarë marrëdhënie kam patur unë në rastin me ish zyrtarin e FBI dhe nuk jam fare me ju se a ka përfituar ai tjetri në shtetin shqiptar. Në asnjë nga takimet e mia me të nuk është folur kurrë për ndonjë investim”, ka thënë Rama.