“Dua fustanin e Kiarës” është e sigurt që do kthehet në refren për të githa nuset e Geraldina Sposa në vitin 2023. Nuk kanë kaluar as 24 orë nga dasma e famshme – lojë brenda shtëpisë së Big Brother dhe kërkesat në inbox janë një dhe vetëm një: fustani i Kiarës.
Në fakt nuset e ardhshme nuk kanë aspak faj. Sepse Kiara Tito ishte një nuse yll. Dhe po kaq yll ka qenë dhe zgjedhja e veshjes së nusërisë, pa u dashur fare që ajo të shkojë e të bëjë provat në sallon. Por profesionistët e Geraldinës e kanë ditur çfarë duhej për të. Me një siluetë trupi si të Kiarës, zgjedhja ka qenë veçse fustani i ngushtë, që rrinte ngjitur pas trupit, me të çarën aq seksi në shpinë dhe tantellat që i jepnin pamjen romantike. Me këtë rast ra poshtë dhe miti i fustaneve “princeshë” të fryrë, ku do të humbiste edhe eleganca dhe pamja seksi e Kiarës: gjithë entuziazmi dhe kërkesat për fustanin e saj tregojnë që ‘princeshat’ tashmë kanë modën e tyre, fustanet pas trupit.
Pra mos u habisni fare që këtë vit të shihni nuse me fustane të ngjashme.