MENU
klinika

Ka nga këto edhe në botë

Bebe Rexha “diskriminohet” në “Grammy Awards”

06.02.2023 - 11:56

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards 2023”.

Kjo ngjarje e rëndësishme për muzikën u zhvillua ‘Crypto.com Arena’ në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës .

E nominuar në këtë event ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Bebe ka dalë edhe një herë e diskriminuar nga mbrëmja më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards 2023”.

Kjo pasi ajo nuk arriti të rrëmbente çmimin e vetëm për të cilin ishte nominuar këtë vit.

Rexha ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guetta-n.

Në nominim ishin edhe këngët: “Rosewood” nga Bonobo, “Don’t Forget My Love’ nga Diplo dhe Miguel, “Intimidated” nga Kaytranada dhe HER, “On My Knees” nga Rufus du sol, dhe “Break my soul” nga Beyonce, ku kjo e fundit u shpall fituese.

Beyonce, as nuk ishte prezente në ceremoni për ta tërhequr trofeun e çmimit në fjalë.

Në anën tjetër, fansat e këngëtares shqiptare kanë ngelur të dëshpëruar, pasi kënga “I’m Good (Blue)” ishte njëra ndër pretendentet më të forta për ta fituar këtë çmim sivjet.

Kënga e Bebe Rexhës ka mbi 110 milionë klikime në YouTube, ndryshe nga “Break My Soul” e Beyonce (vetëm 36 milionë). “I’m Good (Blue)” është para me mbi 666 milionë dëgjime edhe në Spotify, ndryshe nga Beyonce në këtë platformë me vetëm afro 280 milionë.

Një “padrejtësi” e tillë i është bërë edhe në vitin 2019 Bebes. As në ceremoninë e mbajtur atë vit artistes së njohur nuk iu dha çmimi i merituar për këngën “Meant to be”.